Diola e Erolldi na thonë mirëmëngjesi “nga parajsa”
Diola Dosti ka ndarë me ndjekësit e saj një moment romantik nga pushimet.
Në një postim të ri në Instagram, ajo ka publikuar një foto krah partnerit të saj, Erolldit, teksa shijojnë një mëngjes piktoresk në Maldive, shkruan Indeksonline.
Në përshkrimin e fotos, Diola ka shkruar: “Mëngjese në ishullin e parajsës, në Maldive”, duke lënë të kuptohet se çifti po kalon disa ditë relaksi në një nga destinacionet më luksoze të botës.
Postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve, duke pëlqyer çiftin për harmoninë dhe bukurinë e tyre./Indeksonline/

