Massimo Dutti rihapet në Albi Mall me konceptin më të ri
Pas rihapjes së dyqaneve te Inditex: Zara, Zara Home, Bershka, Stradivarius, Pull&Bear dhe Oysho, i erdhi radha edhe Massimo Duttit i cili është rikthyer, më i sofistikuar se kurrë më parë.
Me një koncept të ri, që bashkon elegancën bashkëkohore me frymën e rafinuar të stilit klasik, dyqani i rihapur në Albi Mall rikthen përvojën e modës në një tjetër nivel. Rihapja e Massimo Dutti shënon një moment të rëndësishëm për dashamirët e stilit unik.
Hapësira e re e dyqanit është menduar për të krijuar një ambient të qetë, modern dhe plot dritë, ku çdo vizitor përjeton estetikën e vërtetë të brendit. Koleksioni i ri ofron linja elegante për gra dhe burra që kërkojnë përmasa të reja të finesës: prerje të pastra, materiale natyrale dhe ngjyra që përcjellin ekuilibër e sofistikim.
Çdo detaj flet për cilësi, harmoni dhe kujdes në çdo element.
Rihapja e Massimo Dutti në Albi Mall është më shumë se një rikthim, është një ftesë për të përjetuar modën në formën e saj më të lartë.
Massimo Dutti ju mirëpret t’i zbuloni koleksionet që mbeten të paharruara.

