Në superformë, “Bufi” habit me foton nga fitnesi
Aktori i dashur për publikun, Fatmir Spahiu, i njohur me pseudonimin Bufi, ka ndarë me ndjekësit e tij një foto të re nga fitnesi.
Me humorin dhe energjinë që e karakterizon, ai duket në superformë, ndërsa tregon se po i përkushtohet kujdesit për trupin, shkruan Indeksonline.
“Miremengjesi i themi krejt atyre qe skane naj plan sot”, shkroi krahas fotografisë.
Prej vitesh, Fatmir Spahiu është një nga figurat më të dashura të skenës shqiptare, i njohur për rolet e tij komike dhe karizmën që e bën të paharrueshëm për publikun./Indeksonline/


