75 Mall Live Search
11:53 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / F.R

Rama: Kosova një shtet në të drejtën e vet, por jo për Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova një shtet në të drejtën e vet, por jo për Serbinë për çka sipas tij është problem.

Rama në Forumin e Paqes në Paris, u shpreh se të gjithë duhet të punojnë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes.

“Ne jemi të patundur në bindjen tonë që jo vetëm paqja është më mirë se gjithçka tjetër, por sa më i lumtur komshiu aq me e lumtur edhe shtëpia . Pra mos u kujdes vetëm për veten, por mendo edhe për fqinjin. Gëzo vetë, por edhe sigurohu që fqinji të mos vdesë urie. Ne kemi bashkëpunim me të gjithë në rajon. Me Serbinë kemi një problem të madh që është Kosova. Kosova është një problem sepse për në është një shtet, jo vetëm për ne por për shumicën e vendeve të BE,. Por për Serbinë nuk është. Por është një problem i madh. Ose do të rrinim me kokën pas dhe të ndiznim tensione dhe të dëmtonin veten ekonominë tonë të ardhmen tonë ose alternativa tjetër, të themi dëgjo nuk biem dakord për këtë, por të punojmë që qytetarët tanë të kenë lirinë e lëvizjes”, ka thënë Rama.

Tutje, kreu i qeverisë së Shqipërisë ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor.

“Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë, për ne që duam të bëhemi anëtarë të BE. Edhe pse gjatë viteve të fundit kemi parë që Evropa është ballkanizuar shumë. Pra është një ballkanizim i tërë i Evropës, tani ne jemi të mirët dhe ju themi mos kërcënoni, komunikoni, bashkëpunoni. Sepse vijmë nga ferri dhe jemi lajmëtarët. Në fund të fundit kur bota të shpërthejë nuk do të jetë faji i Shqipërisë…Në fund të fundit kur ti shkojmë Shën Pjetrit përpara do të na jepet një vend në parajsë”, deklaroi Rama