75 Mall Live Search
13:36 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / G T

12 milionë euro të shpenzuara vetëm për një miqësore kundër Argjentinës… arsyeja dihet!

Kombëtarja e Angolës do të luajë një miqësore interesante gjatë muajit nëntor.

Angola do të përballet me Argjentinën, kampionin aktual të botës, shkruan Indeksonline

Ky shtet ka shpenzuar 12 milionë euro, vetëm për të luajtur miqësore me Argjentinën dhe aryesja është e thjesht… LIONEL MESSI!

Kjo ndeshje do të zhvillohet në nëntor, por ende nuk është caktuar një datë dhe pritet të ketë shumë të interesuar.

Tashmë është caktuar stadiumi dhe do jetë “11 Nëntori”, i cili ka kapacitet prej 48 mijë ulsëve./Indeksonline/