75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / MSH

Maroku akuzon më shumë se 2 mijë persona, për protestat e Gen Z-së

Maroku ka ngritur padi ndaj më shumë se 2400 personave, për protestat e fundit të udhëhequra nga të rinjtë, të cilat u shndërruan në të dhunshme.

Nga 2,480 të akuzuarit, 1,473 persona mbeten në paraburgim në pritje të gjyqit.

Akuzat përfshinin kryengritje të armatosur, fyerje dhe përdorim dhune kundër një zyrtari publik që ushtronte detyrat e tij, si dhe nxitje për të kryer krime, shkruan CNN.

Demonstratat e zunë Marokun në befasi, pasi një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë e quajtur Gen Z 212 mobilizoi mijëra njerëz në të gjithë vendin për të protestuar kundër gjendjes së shërbimeve publike.

Lëvizja, e organizuar në platformat e mediave sociale si Discord, kritikoi shpenzimet qeveritare për infrastrukturën për të organizuar ngjarje sportive, ndërkohë që neglizhonte shërbimet sociale.

Edhe pse organizatorët kërkuan demonstrata paqësore, protestat u bënë të dhunshme në disa qytete dhe qyteza, duke lënë tre të vdekur, duke plagosur shumë të tjerë dhe duke dëmtuar dyqane dhe makina.

Grupet e të drejtave të njeriut kritikuan qasjen e ashpër të autoriteteve ndaj demonstruesve, por prokurori publik tha se ndërhyrjet u kryen ligjërisht.