75 Mall Live Search
15:21 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Gj Sh

Çitaku: Nuk do të lejojmë që të shkelet Kushtetuta për të simuluar demokracinë

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, Partia Demokratike e Kosovës, e udhëhequr nga Memli Krasniqi, nuk do të pranojë të votojë apo miratojë pika formale që, sipas saj, bien ndesh me Kushtetutën.

“Po na kërkohet të simulojmë demokracinë duke shkelur Kushtetutën. Kush është pozitë, kush është opozitë? Kënd e mbikëqyr ky parlament, kush është qeveria? Nuk do të lejojmë që me vetëdije të shkelet Kushtetuta e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Çitaku, shkruan Indeksonline

Ajo ka bërë të ditur se kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, do të marrë pjesë në takimin me presidenten Vjosa Osmani, ku do të paraqesë qëndrimin zyrtar të partisë.

“Kosova nuk ka kohë për të humbur. Nuk kemi nevojë për taktizime. Ky Kuvend nuk po arrin të krijojë një shumicë të re, e më pas të ballafaqohemi me sfidat që i ka qytetari i Republikës,” ka shtuar Çitaku.