75 Mall Live Search
16:00 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / Z S

Supremja refuzon ankesën për rivotim në Kllokot

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka refuzuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arbër Emini, e paraqitur kundër vendimit të PZAP-së për rivotim në Komunën e Kllokotit.

Kjo gjykatë vërtetoi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa të datës 24 tetor.

“Pasi PZAP ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Arbër Eminit, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke propozuar që “të urdhërohet rivotim për Komunën e Kllokotit, për shkak të shkeljeve të shumta ligjore dhe procedurale gjatë ditës së votimit, moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme Nr.A.A.nr.93/2025 dhe ndërhyrjes së strukturave ilegale serbe në procesin zgjedhor në Kosovë”.

Kjo gjykatë gjeti se konstatimi i PZAP-së, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe “se parashtruesi i ankesës në mbështetje të pretendimeve të tij, nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse./Indeksonline/