75 Mall Live Search
07:54 / E Premte, 31 Tetor 2025 / G T

Mblidhet qeveria në detyrë, pritet të merren këto vendime

Qeveria e Kosovës në detyrë sot në orën 9:30 do ta mbajë mbledhjen e radhës.

IndeksOnline ka siguruar edhe pikat e rëndit të ditës të cilat pritet të diskutohen në këtë mbledhje.

Sipas rendit të ditës, kabineti qeveritar do të shqyrtojë këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i ekstraktit të procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të qeverisë (270, 271 dhe 272).
  2. Shqyrtimi i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e republikës së Kosovës për vitin 2026.
  3. Shqyrtimi i propozimvendimit për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të institucioneve qendrore të sigurisë, në komunat: Prizren dhe Malishevë.
  4. Shqyrtimi i kërkesës së komunave Prishtinë, Gjilan dhe Zubin-Potok për aprovimin e buxhetit, pas miratimit të tij për vitin 2025 nga kuvendet komunale.
  5. Shqyrtimi i Draftraportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë, për vitin 2024.
  6. Të ndryshme.