“Arrëthyesi mbi akull” magjeps Prishtinën – Krishtlindjet marrin jetë në skenë
 
				Më 11 dhjetor 2025, Prishtina do të ndriçohet nga një ngjarje e jashtëzakonshme festive: “Arrëthyesi mbi akull”, një shfaqje ndërkombëtare që sjell për herë të parë në Kosovë baletin klasik të Çajkovskit në një formë krejt ndryshe dhe magjike.
Historia e njohur e një vajze, një arrëthyesi dhe një princi do të rikthehet për publikun përmes një performace mahnitëse mbi akull, ku arti, patinazhi dhe muzika klasike bashkohen në një spektakël plot ngjyra, elegancë dhe emocion.
Shfaqja do të mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, me dy performanca të veçanta gjatë ditës: ora 15:00, një pasdite magjike për fëmijët dhe familjet, dhe ora 20:00, një mbrëmje e paharrueshme për të gjithë adhuruesit e artit dhe spektakleve live.
Ky projekt madhështor organizohet nga kompania “Conext”, e njohur për sjelljen në Prishtinë të disa prej eventeve më të mëdha muzikore dhe kulturore të viteve të fundit. “Conext” ka sjell për publikun shqiptar koncerte që kanë bërë histori, si “Hapësira e një ëndrre” i Alban Skënderaj (2019), spektaklin “Time Capsule” të Capital T me special guest Akon (2023), si dhe koncertin “MOTIV” të Alban Skënderajt, që do të zgjasë plot katër net magjike. Projektet e “Conext”-it nuk ndalen këtu ndaj ata sjellin për herë të parë në bashkëpunim me trupën ndërkombëtare Angels on Ice një eksperiencë unike ku ëndrrat marrin jetë mbi akull.
Biletat shiten ekskluzivisht përmes platformës Vivere Ticketing në www.vivere.al, lider në Shqipëri dhe Kosovë në shitjen e biletave për eventet më të mëdha kulturore dhe muzikore, duke garantuar siguri, transparencë dhe një proces të shpejtë e të besueshëm për publikun.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                