75 Mall Live Search
08:41 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Z S

Gjini: Kosova s’ka qenë më e izoluar që nga viti 1991

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka komentuar situatën politike në vend pas dështimit për të formuar qeverinë e re.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ai theksoi se vitin 2025 ka sjell një ndryshim të dukshëm tek elektorati kosovar dhe se Kosova nuk ka pasur periudhë që nga viti 1991 që ka qenë më e izoluar sesa tashti.

“Sivjet, vitin 2025, është e qartë se ka pasur ndryshime serioze tek elektorati. Diku ka mundur të pritet një humbje prej 15% për Albin Kurtin. Ai ka humbur 8 deputetë dhe numri i votave ka rënë. Unë besoj se një pjesë e madhe e elektoratit ka filluar të shohë se ky është një person që po i intereson pushteti.

“Drejtësia nuk ka ardhur, mirëqenia nuk është rritur, arsimi është më keq se sa ka qenë dhe shëndetësia nuk ka përparuar fare. Marrëdhëniet ndërkombëtare janë në gjendjen më të keqe që nga viti 1991, nuk besoj se ka pasur periudhë në të cilën Kosova ka qenë më e izoluar”, tha Gjini.