Ndriçimi, parqet dhe renovimi i ashensorëve: Rama premton vazhdim të investineve në “Ulpianë”
 
				Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar lagjen “Ulpiana”.
Rama tregoi për investimet për ndriçim dhe parqe.
“Këtu në ‘Ulpianë’, ndriçimi publik, të gjitha zonat që duhet me u rregullu janë duke u rregulluar, e normal edhe parqet e mrekullueshme, shumë më mirë të mirëmbajtura tashti si rezulat i bashkinvestimeve me sektorin privat”, tha Rama.
Ai premtoi ashensorë të rinj, dhe gjithashtu edhe largim të azbestit nga kulmet.
“Edhe të gjitha ndërtesat që kanë lifta, kanë me i pas liftat e ri, e po ashtu edhe të tjerat që munden me pas, kanë me i pas. Vendparkimet po monitorohen dhe kanë marrë dënime ata të cilët i kanë parkuar në mënyrë joligjore. Soliterat i kemi restauruar e renovuar. Edhe kulmet e azbestit do t’i ndryshojmë”, tha Rama.
Ai u prit ngrohtësisht nga banorët e lagjes.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                