75 Mall Live Search
09:08 / E Premte, 31 Tetor 2025 / Z S

Aksioni i policisë mbrëmë në shtëpinë e dilerit në Prishtinë, ja çfarë u gjet aty

Policia e Kosovës ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një aksion në Prishtinë.

Në këtë aksion është arrestuar një person i cili kishe urdhër nga gjykata për posedim të substancave narkotike.

Gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në oborrin e ndërtesës janë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1279.5 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 41.3 gramë kokainë, një peshore digjitale, rreth 4 mijë qese të zbrazëta që shërbejnë për shpërndarje të narkotikëve, 6725.5 euro para të gatshme, 2 telefona mobilë dhe një llop-top.

I dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në vuajtje të dënimit./Indeksonline/