75 Mall Live Search
09:10 / E Premte, 31 Tetor 2025 / KV

Kapet me mbi gjysmë kilogrami kokainë në kufirin Kosovë-Shqipëri

Njësitë policore në bashkëpunim me oficerët doganorë kanë zbuluar dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancave narkotike në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 22:00 të datës 30 tetor 2025, gjatë kontrollit të një veture me targa të huaja të drejtuar nga një shtetas i huaj, janë gjetur 539.88 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë dhe 0.55 gramë marihuanë.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe vetura në fjalë, një telefon mobil, 45 euro dhe 600 lekë.

Pas inicimit të rastit dhe me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rastit./IndeksOnline/