Arrestohet një burrë në Ferizaj, dhunoi një femër e cila ditë më parë ishte raportuar e zhdukur
 
				Një burrë është arrestuar në Ferizaj, nën dyshimin se e kishte dhunuar një femër, e cila ditë më parë ishte raportuar e zhdukur. Me vendim të përokurorit i dyshuari ësht dërguar në mbajtje.
“Dhunim. Ferizaj / 27.10.2025 – 02:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ishte e raportuar e zhdukur për disa ditë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë./Indeksonline/.


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                