75 Mall Live Search
09:37 / E Premte, 31 Tetor 2025 / A

Erion Veliaj del nga qelia e burgut, niset drejt…

Erion Veliaj ka lënë sot qelinë e paraburgimit për herë të parë që prej 10 shkurtit, kur u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme.

Veliaj doli me pranga nga furgoni i Drejtorisë së Burgjeve, për të hyrë në sallën e Gjykatës Kushtetuese, ku do të ankimojë shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Në ato pak sekonda, ai përshëndeti gazetarët dhe operatorët të pranishëm.