4 miliardë euro, buxheti i paraparë për vitin 2026
 
				Qeveria në detyrë e Kosovës po mban mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje në fjalën e tij, kreyministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti ka bërë të ditur se buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 4 miliardë euro.
“Ashtu siç e parasheh Ligji për financa publike brenda afatit ligjor, sot po miratojmë Projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky vit do të ketë shumë risi. Së pari kam kënaqësinë t’ju njoftojë se është buxhet me vlerë prej 4 miliardë eurosh”, tha Kurti.
Po ashtu kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë e cila ka nisur pak më parë ka premtuar se në qeverinë e ardhshme të gjithë punonjësit e sektorit publik do të kenë rrogën e 13-të./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                