Xhiroja e 12-të, këto janë ndeshjet e vikendit në Superligë
 
				Nesër dhe pasnesër zhvillohet java e 12-të në Superligën e Kosovës.
Të shtunën zhvillohen dy ndeshje, duke përfshirë derbin mes Prishtinës dhe Gjilanit, shkruan Indeksonline
Në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 18:30 zhvillohet takimi i lartëpërmendur.

Kurse nga ora 13:00, Ballkani e pret në shtëpi Ferizajn.
Të dielën zhvillohen edhe tri ndeshje të tjera.
Dukagjini e pret Malishevën. Prishtina e Re e pret Drenicën dhe Drita luan derbin ndaj Llapit në stadiumin me bari artificial në Gjilan./Indeksonline/


 
											 
											 
											 
											 
											 
											 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                 
                                