David Dreshaj publikon këngën më të re “Lady Flame”
Artisti i njohur David Dreshaj ka publikuar sot këngën e tij më të re me titull “Lady Flame”, e shoqëruar edhe me videoklipin zyrtar në YouTube.
Kënga është punuar nga një ekip producentësh: Arianti Abazi, Robert Billibov (Just RB) dhe vetë David Dreshaj, ndërsa për videoklipin është kujdesur Mars Studio nën regjinë e Endrit Rahimit.
“Lady Flame” sjell një kombinim të ritmeve moderne me stilin karakteristik të Dreshajt, duke e pozicionuar artistin si një nga zërat më të dalluar të skenës shqiptare.
Kënga tashmë mund të dëgjohet në YouTube./IndeksOnline/

