75 Mall Live Search
08:09 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / F.R

Përmbyset vendpunishtja e urës për këmbësorë mbi Ibër

Një incident i rëndë ka ndodhur në vendpunishten ku po ndërtohet ura për këmbësorë mbi lumin Ibër, pasi një sasi e madhe uji është lëshuar nga Liqeni i Ujmanit, duke shkaktuar përmbytje.

Punëkryesi i projektit, Jahir Nimani, ka deklaruar se kjo situatë është ndërhyrje e qëllimshme njerëzore. Ai ka kërkuar reagim urgjent nga institucionet e sigurisë për të zbardhur rastin.

Pamjet nga vendpunishtja të publikuara nga Nimani, tregojnë se ura në ndërtim është mbuluar pothuajse tërësisht nga uji, duke dëmtuar pajisje dhe struktura ndërtimore që ndodheshin në proces punimesh.

Uji i lumit Ibër ka depërtuar në vendpunishten ku është duke u ndërtuar ura e re për këmbësorë që lidh veriun dhe jugun

Posted by IndeksOnline on Friday, October 31, 2025