Kryebashkiakja që u ther me thikë jep intervistën e parë pas sulmit: Isha shumë me fat
Tre javë pas sulmit, kryebashkiakja e Herdecke, Iris Stalzer ka folur publikisht për herë të parë.
Në një intervistë me “Westfalenpost”, Stalzer tha se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore tani, dhe shton ishte me fat.
Ajo poashtu zbuloi se kishte marrë edhe mesazhe që i quan ‘terror raciste’, të cilat sipas saj më shumë drejtoheshin për fëmijët e saj, sesa për të.
“Isha shumë me fat. Shëndeti im është i mirë. Sigurisht, një barrë e pabesueshme është gjithë kjo rrëmujë përreth. Nuk e kisha pritur fare të ishte kështu”.
“Nga njëra anë, shumë inkurajim. Sidomos në fillim, fokusi ishte në shërimin tim. Por kishte edhe mesazhe urrejtjeje dhe nxitjeje, të cilat në fakt synonin fëmijët më shumë sesa mua, dhe të cilat më pas devijuan në territor racist”, tha Stalzer.
Pavarësisht përvojës traumatike, Stalzer dëshiron të vazhdojë në rrugën e saj: “Kam qenë e përfshirë në politikën lokale për 20 vjet dhe fëmijët e mi, si të thuash, kanë ardhur me mua në karrierën time politike. Nëse vetëm njerëzve me familje të përsosura u lejohet të përfshihen, kjo e shtrembëron shumë shoqërinë tonë. Jeta mund të jetë një shtrat me trëndafila për disa, por jo për shumicën”.
Derisa, kur u pyet nëse ajo dhe burri i saj kishin menduar të tërhiqeshin pas sulmit, ajo u përgjigj se nuk kishte diskutuar me burrin e saj, por me partinë.
“Në fakt nuk e diskutova më parë me burrin tim, por me partinë time. Pyetja nuk ishte ‘A dua ende ta bëj këtë?’, por ‘A doni ende ta bëni këtë?’ Dhe përgjigjja ishte një ‘Po’ e fortë nga të gjitha anët. Burri im e mbështeti kandidaturën time që nga fillimi. Nëse shëndeti im do të kishte qenë shumë i kompromentuar, do të kishte qenë një histori tjetër. Por unë isha shumë me fat”, tha Stalzer.
Më 4 nëntor, Iris Stalzer do të betohet zyrtarisht, me qëllimin e vendosur për të marrë detyrën për të cilën u zgjodh në fund të shtatorit.
Sulmi me thikë ndaj kryebashkiakes Iris Stalzer tronditi opinionin, vajza e saj e adoptuar 17 vjeçare dyshohet se e goditi me thikë në bodrumin e shtëpisë së saj, duke e lënë të plagosur rëndë.

