75 Mall Live Search
22:13 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / MSH

Musliu-Shoshi, Kurtit: Je sinonim i mospunës dhe hajnisë!

Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas deklaratës “thumbuese” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në tubimin hapës të fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve, Kurti mes të tjerash tha:  “Ju e dini unë nuk e jap buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetarë të cilët nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë dhe nuk duan punën, e as ata që dinë e duan vjedhjen’’.

Për këtë deklaratë të tij, Musliu-Shoshi tha se pikërisht Kurti është sinonim i mospunës dhe hajnisë, shkruan IndeksOnline.

“Albin, qytetari nuk do t’i votojë ata që kanë dëshmuar se nuk dinë të punojnë mirë apo ata që vjedhin.

Pikërisht TI je sinonimi i mospunës dhe hajnisë!” u shpreh ajo.