75 Mall Live Search
22:40 / E Shtunë, 01 Nëntor 2025 / G T

Spalletti debuton me fitore te Juventusi, nuk i jep minuta Zhegrovës

Skuadra e Juventusit ka shënuar fitore 1:2 ndaj Cremonese në ndeshjen e javës së 10-të në Serie A.

Qysh në minutën e 2’të, skuadra mysafire tregoi se kanë udhëtuar për një rezultat pozitiv, shkruan Indeksonline

Filipe Kostic shënoi për 0:1. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në të dytën, Juve shënoi edhe një gol tjetër në minutën e 68’të me anë të Cambiasos.

Kurse, vendasit shënuan me anë të Jamie Vardyt në minutën e 83’të.

Luciano Spalletti debuton me fitore dhe nuk i dha asnjë minut lojtarit kosovar, Edon Zhegrova.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e 18 pikëve në pozitën e 5-të./Indeksonline./