Skuadra e Premierligës shkarkon trajnerin
Vitor Pereira është shkarkuar nga pozita e trajnerit të skuadrës angleze, Wolves.
Ky vendim ka ardhur nga bordi i klubit, pas humbjes 3-0 ndaj Fulhamit, shkruan IndeksOnline.
Pereira me Wolvesin ka marr vetëm dy barazime këtë sezon të Premierligës, krahas tetë humbjeve.
Sipas njoftimitt të klubit, bashkë me të janë larguar edhe tetë pjestarët e stafit të tij.
Në ndeshjet e ardhshme deri sa të zyrtarizohet trajneri i ri, Wolves do të udhëhiqet nga trajneri kryesor i ekipit U-21, James Collins, dhe trajneri kryesor i ekipit U-18, Richard Walker./IndeksOnline/

