75 Mall Live Search
13:50 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / Gj Sh

Reali nuk do të stërvitet në “Anfield”, Alonso tregon pse ka marrë këtë vendim

Të marten, dy prej skuadrave me më shumë tituj në Champions, Liverpul dhe Real Madrid do të përballen mes vete në fazën e ligës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin ”Anfield”, derisa Real Madridi ka njoftuar se nuk do të kryej stërvitjen e fundit në stadiumin e skuadrës angleze, shkruan IndeksOnline.

Klubi mbretëror stërvitjen e fundit para nisjes për Angli, do ta zhvillojë në qëndrën stervitore në ”Valdebebas”.

Trajneri i Real Madridit është pyetur se përse nuk do të stërviten në ”Anfild” derisa ka treguar arsyen pse e ka marrë këtë vendim.

“Nuk dua 200 kamera në seancën stërvitore. Pra, vendimi im është që ne do të stërvitemi në Valdebebas para ndeshjes me Liverpoolin.”, ka deklaruar shkurtimisht Alonso./IndeksOnline/