75 Mall Live Search
19:27 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / G T

City fiton pa problem ndaj Bournemouthit, i qëndron mbrapa Arsenalit

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar fitore 3:1 ndaj Bournemouthit në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të në Premier League.

Tri gola u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline

Erling Haaland, sulmuesi norvegjez shënoi dy gola në 45 minutëshin e parë. Kurse të vetmin për ekipin mysafir e shënoi Adams.

Në pjesën e dytë, City i Pep Guardiolas shënoi edhe një gol.

Image

Ishte mesfushori, O’Reilly që shënoi për 3:1, për rezultatin përfundimtarë.

Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 19 pikëve në pozitën e dytë, gjashtë më pak se lideri, Arsenali (25)./Indeksonline/