Policia jep detaje për therjen me thikë në Istog
Një therje me thikë ka ndodhur pasiditën e sotme në një lokal në komunën e Istogut.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka thënë Gashi.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje mes dy të rinjëve V.Qekaj dhe Sh.Nicaj./IndeksOnline/

