75 Mall Live Search
21:25 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

Spitali i Pejës jep detaje për gjendjen e dy të rinjve të therur me thikë në Istog

Një therje me thikë ka ndodhur pasiditën e sotme në një lokal në komunën e Istogut, ku mbetën të lënduar dy të rinjë.

Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka bërë të ditur se njëri është trajtuar me lëndime të lehta, ndërsa tjetri është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale, shkruan IndeksOnline.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë pranuar dy pacientë me lëndime nga armë të ftohta.

Njëri është trajtuar me lëndime të lehta, ndërsa tjetri është duke iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.

Ekipet mjekësore janë në kujdes të plotë për të dy rastet”, thuhet në njoftim.

Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 18:35, Policia është njoftuar për një përleshje në një lokal në komunën e Istogut. Si pasojë e ngjarjes, dy persona janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog, ku dyshohet se janë therur me armë të ftohtë – thikë. Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime intensive për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat që kanë ndodhur në këtë rast”, ka thënë Gashi.

Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se ka ndodhur një përleshje mes dy të rinjëve V.Qekaj dhe Sh.Nicaj./IndeksOnline/