75 Mall Live Search
21:30 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / AR

Rikthim në horizont? Aktorja kapet sërish me ish-të fejuarin

Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, dhe ish i fejuar i saj, Jonathan Davino, duket se po i japin një tjetër shans lidhjes së tyre.

Të dy janë parë përsëri së bashku, pavarësisht përpjekjes për ta mbajtur takimin e tyre sekret, transmeton Indeksonline.

Sipas TMZ, çifti u kap nga paparacët të shtunën në mbrëmje në Santa Monica, vetëm pak muaj pasi u konfirmua ndarja e tyre.

Sydney është parë duke kaluar mbrëmjen me miqtë në restorantin e njohur Giorgio Baldi, ku në një dhomë private kanë ndjekur një ndeshje bejzbolli.

Pas daljes nga restoranti, aktorja hipi në një taksi, e cila sipas burimeve e çoi vetëm disa rrugë më tej. Por qëllimi nuk ishte udhëtimi, por zhdukja e gjurmëve.

Menjëherë pas ndalesës, Sydney u pa duke hyrë me nxitim në makinen ku e priste pikërisht Jonathan Davino. Çifti më pas është larguar së bashku, duke e bërë të qartë se midis tyre ende mund të ketë ndjenja të pashuara.

Ky takim “sekret”, që tani nuk është më aq sekret, ka ndezur rrjetet sociale me pyetjen: A po rikthehen Sydney dhe Jonathan?/Indeksonline/