75 Mall Live Search
21:49 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

Zafa i befason të gjithë, mbështet Abrashin e Vetëvendosjes në Prizren

Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik i Prizrenit i ka dhënë mbështetje në balotazh Artan Abrashit të Lëvizjes Vetëvendosje.

Berisha që ka kritikuar shpesh Albin Kurtin e Lëvizje Vetëvendosje në nivel qendror, ka vendosur ta mbështes Abrashin.

Ai thotë se ky nuk është vendim për parti, por për Prizrenin.