75 Mall Live Search
23:00 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / AR

“Do të ndryshoja gjithçka ose asgjë”, David flet për jetën pas ndarjes nga këngëtarja

David Harbour, i cili së fundmi ka mbushur 50 vjeç, duket se po e sheh jetën ndryshe pas ndarjes nga këngëtarja Lily Allen.

Në një intervistë për Esquire UK, ai foli hapur për gabimet e së kaluarës dhe mënyrën si i pranon ato sot.

“Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” u shpreh Harbour.

“Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht — edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.”

Ai shtoi se gabimet janë pjesë e procesit krijues:

“Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më artist.”

Harbour theksoi se në të ardhmen dëshiron të tregojë histori më të thella, por edhe të fokusohet në jetën personale.

“Dua të jem më i mirë me njerëzit që dua, t’i kujdes dhe t’i mbështes,” tha ai.

Këngëtarja britanike Lily Allen, depozitoi kërkesën për divorc në shtator, pas katër vitesh martesë me aktorin.

Në albumin e saj të ri, “West End Girl”, ajo nënkupton se Harbour ishte “i varur nga seksi” dhe se theu rregullat e martesës së tyre të hapur.

Në disa këngë, si “P–sy Palace” dhe “Tennis”, Allen rrëfen momentet kur zbuloi një jetë të fshehtë të partnerit, përfshirë  komunikime të dyshimta me një grua të quajtur Madeline — që më vonë u zbulua se ishte Natalie Tippett, një stiliste kostumesh me të cilën aktori kishte punuar në filmin e Netflix-it “We Have a Ghost”në vitin 2021.

Vetë Tippett, në një prononcim për Daily Mail, tha se e ka dëgjuar muzikën e Allen, por shtoi:

“Kam një familje dhe një vajzë të vogël për t’u kujdesur. Është paksa e frikshme për mua.”