75 Mall Live Search
09:19 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / L A

S’janë Haaland as Mbappe, garën për “Këpucën e artë” po e udhëheq një sulmues amator!

Gara për “Këpucën e artë” po merr formë që tani.

Dy sulmuesit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë dyshja, e cila po shtyhen me gola, me të dytë të cilët kanë nga 13 gola secili.

Mirëpo asnjëri nga këta nuk po udhëheq garën, pasi që një emër befasues është në krye të kësaj liste.

Ai është sulmuesi i RFC, Darko Lemajiq, i cili ka shënuar rreth 28 gola duke lënë pas Mbappenë dhe Haalandin.

Fituesi i fundit është Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 31 gola në sezonin e kaluar./IndeksOnline/