Drenica rrezikon ta humbasë ndeshjen në tavolinë, flet “Profa”: Ishte gabim teknik!
Drenica rrezikon të humbasë ndeshjen ndaj Prishtinës së Re në tavolinë.
Kjo për shkak të aktivizimit të lojtarit Altin Vojvoda, i cili nuk figuronte fare në listën e Drenicës për këtë ndeshje.
IndeksOnline ka kontaktuar me trajnerin e Drenicës, Bylbyl Sokolin rreth kësaj çështjeje.
“Ka qenë një gabim teknik nga ana e klubit, sipas rregullores lojtari kishte të drejtë aktivizimi”, deklaroi Sokoli për IndeksOnline.
Përndryshe ndeshja e djeshme përfundoi me rezultat 0-0./IndeksOnline/

