75 Mall Live Search
22:50 / E Hënë, 03 Nëntor 2025 / F.R

Ramiz Lladrovci: Nëse Presidentja vendos nesër për zgjedhje, hyj menjëherë – kam me e thy në kurriz PDK-në

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin “Debat Plus”, ku tha se nëse presidentja e vendit vendos për zgjedhje qysh nesër, ai do të marrë pjesë në to.

“O nesër me vendos Presidentja, nesër më ki në zgjedhje,” tha Lladrovci, teksa u pyet nga analisti Bekim Kabashi nëse do ta sfidojë lidershipin aktual të PDK-së.

Ai u shpreh prerë se nëse nuk ka reflektim brenda partisë, do të përballet hapur me drejtuesit e saj:

“Po, kam me thy në kurriz. Në qoftë se lidershipi i PDK-së nuk reflekton, jo Partia Demokratike, kam me thy në kurriz.”

Lladrovci shtoi se në rast se nuk ka përgjegjësi të duhur për komunën e Drenasit, ai është i gatshëm të hyjë në zgjedhjet nacionale me një iniciativë të re politike.

“Unë jam tu punu, njerëzit më të ndershëm, më të mirë të këtij vendi me i ofru,” tha ai, duke akuzuar PDK-në për “mosdije” në rolin e saj opozitar ndaj qeverisë së Albin Kurtit gjatë pesë viteve të fundit.