Muharrem Salihu kandidat në zgjedhjet e 23 nëntorit në Venezia dhe Treviso
Shqiptari Muharrem Salihun është kandidat në zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit në dy provinca italiane, Venezia dhe Treviso.
Sipërmarrës italo-shqiptar që vepron në Venezia, do të garojë në dy provinca të rëndësishme, Venezia dhe Treviso, ku prej vitesh është angazhuar në mbështetje të komunitetit shqiptar dhe zhvillimit lokal.
“I privilegjuar për besimin dhe i përkushtuar të jem zëri i qytetarëve. Për vite kemi folur me punën dhe angazhimin tonë, ndërsa tani është koha të flasim edhe me votë”, u shpreh ai.
Me mbështetjen e komunitetit, Salihu synon të ndikojë në vendimet kyçe për të ardhmen e rajonit, duke i dhënë zë kërkesave dhe nevojave të shqiptarëve dhe qytetarëve të tjerë që jetojnë e punojnë atje.
“Le të bëjmë së bashku ndryshimin që dëshirojmë të shohim”, ka shkruar Salihu në rrjetin e tij social.

