75 Mall Live Search
10:48 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / L A

Sky Sports largon pjesëtarët e stafit, arsyeja është interesante

Sky Sports Italia ka larguar disa pjesëtarë të stafit për një arsye interesante.

Kjo pasi që në transmetim “LIVE”, dy nga ata shihen duke festuar golin e Interit që shënoi ndaj Hellas Veronës në Serie-n A.

Në pamjet që tani janë bërë virale, dyshja mund të shihet duke shpërthyer me gëzim dhe duke përqafuar njëri-tjetrin pas prezantuesit të lajmeve, ndërsa shënohej një gol në minutën e 93-të.

Megjithatë, duket se përpjekjet e tyre për të minimizuar festimet ishin shumë të pakta dhe shumë vonë për drejtorin e Sky Sports Italia, Federico Ferri, i cili thuhet se u ka thënë atyre të mbledhin çantat dhe të largohen nga studioja.

Sipas gazetarit italian Francesco Ordine, i cili ripostoi një video të festimeve në X, Ferri nxitoi t’i qortonte ata.

“Drejtori i Sky Sport, Federico Ferri, ndërhyri menjëherë, duke i dërguar në shtëpi dy gazetarët ultras dhe duke nënshkruar një qarkore të brendshme shumë të ashpër mbi çështjen jashtëzakonisht delikate”, shkroi Ordine./IndeksOnline/