75 Mall Live Search
10:56 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / A

PDK-ja e VV-ja në balotazh, flet “përcaktuesi” i garës për Kaçanikun!

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, përkatësisht kandidatët Sabedin Vishi dhe Jeton Raka, do të përballen në balotazhin e së dielës në Kaçanik për postin e kryetarit të komunës.

Dy subjektet kryesore ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion. Ndërkohë, subjekti i tretë që mori pjesë në këto zgjedhje, “Vizioni për zhvillimin e Kaçanikut”, ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë asnjërën palë në balotazh.

Kreu i këtij subjekti (që mori mbi 2 mijë vota), Heset Malisu, në një prononcim për Indeksonline, ka deklaruar se shtabi i tyre ka vendosur të qëndrojë neutral.

“Jo, nuk do ta përkrahim askënd. Arsyeja është se në shtab jemi vendosur… Të dielën dalim dhe pjesa dërrmuese kanë me vendos. Unë kam garuar për të sjellë ndryshim, kam marrë aq përkrahje sa kam marrë, por përkrahja për ndryshim nuk ka ekzistuar, kështu që do të jem neutral,” është shprehur Malsiu.  /Indeksonline/