Goditje për Bilbaon, Williams mund të mungojë ndaj Newcastle-t
Athletic Bilbao po përballet me një mungesë të madhe për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Newcastle United-it.
Kjo pasi që ylli i skuadrës Nico Williams, pritet të jetë jashtë skuadrës për këtë ndeshje.
Williams, nuk u stërvit fare me Bilbaon, duke ngrehur shqetësime për skuadrën bardhekuq.
Williams pësoi një lëndim të ri në ijë, njëjtë sikurse Franco Mastantuono i Realit dhe më parë edhe Lamine Yamal i Barcelonës.
Kujtojmë se ndeshja Athletic-Newcastle-t zhvillohet nesër në “St.James Park”, në orën 21:00./IndeksOnline/

