Takohen Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
Dita e martë ka nisur me një takim mes dy liderëve të shtetit, presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Këtë takim Kurti e kishte paralajmëruar ditë më parë se deri të mërkurën do të jetë në presidencë për të qartësuar pozicionin e Vetëvendosjes.
Nesër skadon afati kushtetues për mandatarin dhe takimi i sotëm duket se ka qartësuar pozicionin e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe vendimin e radhës të presidentes Osmani.
Mbetet të shihet nëse Osmani do t’i japë edhe një shans Kurtit apo vendi do të shkojë në zgjedhje të reja./Indeksonline/

