Gjoshi i PDK-së: Vjosa Osmani duhet ta dëshmojë se është presidente dhe jo notere
Zyrtari i lartë i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar pasi Lëvizja Vetëvendosje ka nominuar një kandidat tjetër për kryeministër. Gjoshi ka thënë se presidentja Osmani duhet ta dëshmojë se është presidente dhe jo notere, duke e nxjerrë veç një dekret dhe atë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Reagimi i Gjoshit:
Vjosa Osmani duhet ta dëshmojë se është presidente dhe jo notere, duke e nxjerrë veç një dekret dhe atë për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Çdo vendim tjetër është vetëm një mënyrë tjetër për ta mbajtur Kosovën të bllokuar, siç është bërë prej 8 muajsh. Një pakicë politike e ka bllokuar shtetin e Kosovës sepse kjo është strategjia e tyre anti-shtetërore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.
Presidente, shpalli zgjedhjet sepse nëse ju e mandatoni dikënd që është e qartë se nuk ka shumicën e kërkuar do të bëni shkelje të rëndë kushtetuese dhe do të regjistroni një precedent të rrezikshëm për demokracinë e vendit tonë.
Kurti s’është i interesuar ta bëjë kryeministër as Glaukun dhe as t’i shmangë zgjedhjet, por vetëm të prezantohet si kontruktiv disa ditë para baotazhit, humbjen e të cilit po e ndjenë dhe po e lë pa gjumë çdo natë.

