75 Mall Live Search
13:56 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / A

PDK-ja del me një komunikatë, institon në zgjedhje të reja!

Komunikatë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se vendi ndodhet përpara një momenti vendimtar politik dhe institucional, që kërkon vendime të qarta, të përgjegjshme dhe në përputhje me realitetin politik në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Në një situatë ku është e qartë se shumica shqiptare në kuvend, së bashku me disa deputetë të komuniteteve joshumicë jo serbe, kanë shprehur qëndrimin e prerë se nuk kanë votë për një mandatar tjetër nga Lëvizja Vetëvendosje, çdo tentativë për t’ia dhënë sërish mandatin kësaj partie do të përbënte humbje kohe, zvarritje të panevojshme dhe thellim të mungesës së besimit në institucione.

May be an image of text that says 'PDK Partia PER MEDIA Kosovës vlerëson körkon situatë vendi ndodhet pörpara një qarta, dhe Kosovës. është gartë partie vendimtar Kuvend, shprehur qöndrimin nga Lövizja Vetevendosjo, kohe, institucione. Ashtu panevojshme dhe thellim artificialisht siguruar shumicën, proces PDK mungesës döshtojë injorimi këtij dhe pörpjekje tjetör përgjegjësisë dhënë thellonte krizën, zgjaste besimit gytetar, Partia Demokratike Aktualisht, zgjidhja drejtimin Kosovés bën thirrje vetme drejtë demokratike janë zgiedhjet qytetarit Republikës Kosoves, drejtën vendit dhe për institucioneve gjatë shkaktuar parakohshme, vendosur jtimin Lövizja Vetëvendosje. gytetarët procesit drejt PDK mbetet funksionimit reja. mos pörkushtuar kontribuojë institucioneve dhe cdo proces shörben stabilitetit, demokracise Partia Prishtinë, Kosovës vend.'

Ashtu siç dështoi Albin Kurti për të siguruar shumicën, do të dështojë çdo përpjekje tjetër për ta zgjatur artificialisht këtë proces nga Lëvizja Vetëvendosje. Realiteti politik është i qartë: askush nuk e ka shumicën për të formuar qeverinë nga kjo legjislaturë.

PDK-ja konsideron se injorimi i këtij realiteti vetëm sa do ta thellonte krizën, do ta zgjaste pasigurinë institucionale dhe do ta dëmtonte më tej stabilitetin e vendit.

Në emër të përgjegjësisë dhe të besimit qytetar, Partia Demokratike e Kosovës bën thirrje për t’i dhënë fund çdo skeme zvarritëse, çdo improvizimi politik dhe çdo përpjekjeje për ta mbajtur peng shtetin për interesa të ngushta partiake.

Aktualisht, zgjidhja e vetme e drejtë dhe demokratike janë zgjedhjet e reja të parakohshme, që do t’i kthejnë sovranit, qytetarit të Republikës së Kosovës, të drejtën për të vendosur drejtimin e ardhshëm të vendit dhe për t’i dhënë legjitimitet institucioneve të reja.

Kriza e stërzgjatur gjatë këtij viti, e shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje, përveç dëmit politik, ka goditur ekonominë, ka cenuar mirëqenien e qytetarëve, ka dëmtuar raportet me partnerët tanë ndërkombëtarë, ndërsa rreziku që buxheti i shtetit të mos kalojë me kohë dhe që vitin e ardhshëm qytetarët të mbeten pa paga, e bën edhe më të domosdoshëm përshpejtimin e procesit drejt zgjedhjeve të reja.

PDK-ja mbetet e përkushtuar të kontribuojë në çdo proces që i shërben stabilitetit, funksionimit normal të institucioneve dhe forcimit të demokracisë parlamentare në vend.

Partia Demokratike e Kosovës

Prishtinë, 4 nëntor 2025