75 Mall Live Search
14:38 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / SH

Propozimi i Konjufcës, Musliu-Shoshi: Ali Hoxha-Hoxhë Alia

Propozimin e Glauk Konjufcës për kryeministër Ariana Musliu-Shoshi e ka quajtur si opsion të njëjt.

“Ali Hoxha-Hoxhë Alia” është citati i deputetes për propozimin e radhës nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ali Hoxha — Hoxhë Alia, krejt njëjt!
Propozimi i Glauk Konjufcës si mandatar i ri nga Vetëvendosje vetëm sa e thellon krizën në të cilën ndodhemi. Për ta bërë Glaukun kryeministër duhen 61 nënshkrime, por duket se po e harrojnë që numrat nuk dalin me dëshira e as me propagandë.
Populli mat me punë, besim e drejtësi” shkruan Musliu-Shoshi në reagim./Indeksonline/