I riu nga Ferizaj, Mali Dullovi, përfaqëson Kosovën në akademinë më të mirë në botë, “La Masia” e Barcelonës!
Talenti i ri nga Ferizaj, Mali Dullovi, po vazhdon të dëshmojë potencialin e tij në futbollin e të rinjve.


Pas pjesëmarrjes së suksesshme në Narca Camp Kosova, i cili u mbajt në Prishtinë nga 27 deri më 31 maj 2024, Mali është përzgjedhur për herë të dytë që të marrë pjesë në Barça Clinic, kampin elitar që zhvillohet në zemrën e akademisë më prestigjioze të futbollit në botë “La Masia”, në Barcelonë.


Gjatë qëndrimit në Spanjë, talentet e rinj patën mundësinë të stërviten me trajnerët elitarë të FC Barcelonës, si dhe të ndjekin trajnime teorike që zhvillohen sipas metodologjisë së njohur të klubit katalanas. Për një futbollist të ri, kjo është një përvojë e rrallë që ndihmon në zhvillimin teknik dhe profesional.
Mali mori pjesë për herë të parë në Barça Camp Kosova nga 20 deri më 24 tetor 2024, ndërsa përvoja e tij e parë ndërkombëtare në Barça Clinic Barcelonë u zhvillua nga 24 deri më 28 janar 2025.

Pas sukseseve të arritura, përzgjedhja e tij e dytë në këtë kamp elitar tregon përkushtimin, talentin dhe punën e palodhur të të riut nga Ferizaj.

