Dua Lipa lanson linjën e kujdesit për lëkurën
Dua Lipa ka thyer sërish barrierat.
Ylli shqiptar me famë botërore dalëngadalë po inkuadrohet në shumë fusha përtej kufijve të muzikës, shkruan IndeksOnline.
Pas lansimit të klubit të librit, shërbimit “Service95” dhe projektit për pilates, ajo tani ka lansuar linjën e saj për kujdesin ndaj lëkurës.
Dua është realizuar nga brendi Augustinus Bader Science.
“DUA mundësuar nga Augustinus Bader Science. Sekreti është zbuluar! Një ëndërr e vërtetë për të lansuar linjën time të kujdesit për lëkurën në bashkëpunim me më të mirët e më të mirëve, jam shumë e dashuruar me këto formula dhe teknologjinë e mrekullueshme TFC5 që i bën ato kaq të veçanta. Le të fillojë udhëtimi i ri!” shkroi ajo.

