Meksikë: Përplasje mes policisë dhe karteleve
Autoritetet në shtetin Sinaloa të Paqësorit në Meksikë u sulmuan nga një grup i armatosur pas mesditës së së hënës, me incidentin që la 13 nga sulmuesit të vdekur.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Sigurisë, Omar Garcia Harfuch, shkruan Reuters.
Garcia Harfuch shtoi se katër persona ishin ndaluar dhe se autoritetet kishin liruar nëntë persona që ishin rrëmbyer.
Shteti është përballur me një valë dhune vitin e kaluar midis fraksioneve të kartelit Sinaloa, teksa autoritetet përpiqen të rimarrin kontrollin e zonës.

