Alonso flet pas humbjes nga Liverpooli: Nuk e fajësoj ekipin për asgjë sonte
Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso është prononcuar pas humbjes nga Liverpool.
Ai tha se luftuan në fushë, por që kjo nuk mjaftoi për të arritur rezultat.
“Ne luftuam mirë. Humbja e sotme është ndryshe nga ajo ndaj Atletico Madrid. Ishte një ndeshje e ngushtë, pastaj në pjesën e dytë pati shumë episode të caktuara dhe Liverpooli ishte shumë i mirë në to”.
Nuk e fajësoj ekipin për asgjë sonte. Ne u përpoqëm, pavarësisht që nuk ia dolëm”, përfundoi Alonso.

