Mamdani zgjedhet kryetar i Nju-Jorkut
34-vjeçari Zohran Mamdani ka fituar zgjedhjet për kryetar të Nju-Jorkut, duke u bërë kryetari i parë mysliman i qytetit më të madh në SHBA.
Demokrati i vetëshpallur socialist ishte relativisht i panjohur vetëm disa muaj më parë, por arriti fitoren me premtime për të taksuar milionerët për të paguar për programet e zgjeruara sociale.
“Në këtë moment errësire politike, Nju-Jorku do të jetë drita”, thotë Mamdani në një fjalim fitoreje ku ai përshkroi politikat e tij dhe sfidoi presidentin Trump.
Trump ka kërcënuar të shkurtojë fondet federale të Nju-Jorkut nëse Mamdani fiton në garën ndaj Andrew Cuomo-s dhe Curtis Sliwa-s.
Mamdani thotë se fitorja e sotme është për më shumë se 100,000 vullnetarë “që e shndërruan këtë fushatë në një forcë të pandalshme”.
“Falë jush, ne do ta bëjmë këtë qytet një qytet që njerëzit punëtorë mund ta duan dhe ta jetojnë përsëri.
E kemi mbajtur frymën për më gjatë seç e dimë. E kemi mbajtur në pritje të humbjes. E kemi mbajtur sepse ajri na është nxjerrë nga mushkëritë shumë herë për t’u numëruar. E kemi mbajtur sepse nuk mund të përballojmë të nxjerrim frymë, falë të gjithë atyre që sakrifikojnë kaq shumë. Po marrim frymë në ajrin e një qyteti që është rilindur” u shpreh ai.

