Edhe sonte kemi spektakël në Ligën e Kampionëve, vëmendja në “Etihad”
Edhe sonte zhvillohen nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Vëmendja më e madhe është në stadiumin “Etihad”, ku Manchester City e pret Borussia Dortmundin, shkruan Indeksonline
Nga ora 18:45, zhvillohen dy ndeshje: Pafos vs Villarreal dhe Qarabag vs Chelsea.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe në “St. James Park”, ku Newcastle United e pret Athletic Bilbaon.
Kurse, skuadrat e mëdha, si Inter dhe Barcelona luajnë ndaj Kairat Almaty dhe Club Brugge./Indeksonline/

