Lëndimi i Achraf Hakimit, futbollisti humb Kupën e Afrikës?
Futbollisti i Paris Saint-Germain, Achraf Hakimi mbrëmë pësoi një lëndim të rëndë, pas një ndërhyrje brutale nga Luis Diaz.
Hakimi u largua me barrelë nga fusha, me dhimbje të mëdha që shihej në fytyrën e tij, shkruan Indeksonline
Lëndimi ka të bëjë me kyçin e këmbës, që pritet ta mbajë atë jashtë fushave për më shumë se 4/6 javë.

Por, sot pritet që lojtari marokjen të ketë ekzaminim mjekësor, ku do të vërtetohet saktë shkalla e lëndimit.
Në rast se konfirmohet lëndimi i rëndë i lojtarit, ai pritet të humb edhe ndeshjet e Kupës së Afrikës – që nis nga 21 dhjetori deri më 18 janar./Indeksonline/

