Gjakovë: Plagoset me thikë një shtetas i huaj
Një person është therur me thikë pasditën e djeshme, në Gjakovë.
Sipas policisë, një shtetas i huaj kërkoi ndihmë në QKMF-në e Gjakovës, pasi kishte marrë dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, shkruan IndeksOnline.
“Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Rasti i iniciuar si “Vrasje në tentativë” është duke u hetuar nga organet relevante./IndeksOnline/

